Onur Usta
13 Mars 2016•Përditësim: 13 Mars 2016
STRASBOURG (AA) - Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, Thorbjorn Jagland (Thorbjørn Jagland), në lidhje me sulmin terrorist në Ankara, është shprehur se: "Ky sulm është bërë kundrejt vlerave tona europiane, kundrejt të gjithë neve", raporton Anadolu Agency (AA).
Jagland pas sulmit publikoi një mesazh nga profili i tij në rrjetin social Twitter.
Ai duke theksuar se është i shokuar në lidhje me sulmin me autobombë në Ankara, tha se: "Ky sulm është bërë kundrejt vlerave tona europiane, kundrejt të gjithë neve. Shpreh ngushëllimet e mia për Turqinë".