Fatih Çakmak
18 Shkurt 2016•Përditësim: 18 Shkurt 2016
ANKARA (AA) - Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Efkan Ala njoftoi se pas sulmit terrorist në Ankara në operacionet e nisura në 7 qytete të ndryshme të vendit, janë arrestuar 14 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri i Punëve të Brendshme Ala në deklaratën për gazetarin e AA-së, deklaroi se pas sulmit terrorist në Ankara janë nisur operacione të njëkohshme në 7 qytete të ndryshme me qëllim që të arrestohen përgjegjësit.
Ala tha se në operacionet në qytetet Stamboll, Adana, Bolu, Tekirdag, Izmir, Ankara dhe Diyarbakir janë arrestuar 14 persona. "Një pjesë e të dyshuarve janë sjellë në Ankara, ndërsa disa janë në rrugë", tha ai.
Ai njoftoi se hetimi vazhdon në mënyrë të gjithanshme dhe me përqindje të madhe është identifikuar se të arrestuarit kanë lidhje me sulmin.
Nga ana tjetër kufoma e 5 personave të cilëve iu është përcaktuar identiteti nga ana e Institutit të Mjekësisë Ligjore janë dërguar në Akademinë Ushtarake Mjekësore 'Gulhane'.