Semra Orkan,Mehmet Ali Derdiyok
11 Shkurt 2016•Përditësim: 11 Shkurt 2016
STAMBOLL (AA) – Ministri turk i Punëve të Brendshme Efkan Ala njoftoi se sot ka përfunduar operacioni antiterrorist në distriktin Cizre, në provincën Sirnam në juglindje të vendit, ndërsa ora policore do të ngel në fuqi edhe disa ditë, raporton Anadolu Agency (AA).
“Operacionet antiterroriste në Cizre kanë përfunduar me një sukses të madh, por vazhdojnë aksionet e pastrimit të vendbanimeve. Në fuqi do të ngel edhe disa kohë ndalesa e daljes në rrugë sepse ekziston mundësia që terroristët të kenë lënë kurthe apo minuar disa zona, ndërsa assesi nuk dëshirojmë që qytetarët t’i vëmë në rrezik”, tha Ala.
Duke theksuar se elementet terroriste janë pastruar dhe se forcat turke të sigurisë kanë marrë kontrollin absolut në Cizre, ministri Ala tha se do të vendoset post-blloqe kontrolluese për të ruajtur sigurinë e qytetarëve.
Ala theksoi se autoritetet e Republikës së Turqisë vazhdojnë luftën vendosëse antiterroriste edhe në rajonet tjera juglindore në të cilat pjestarët e organizatës seperatiste terroriste PKK kanë vendosur barrikada dhe rrezikojnë jetën e qytetarëve dhe rendit publik në vend.