Şenhan Bolelli
27 gusht 2017•Përditësim: 28 gusht 2017
MADRID (AA) – Numri i personave që humbën jetën në sulmet terroriste në rajonin e Katalonjës, në lindje të Spanjës, rritet në 16, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë spanjolle zyrtare të lajmeve EFE, gruaja 51-vjeçare gjermane e cila ishte plagosur në sulmin në Barcelonë, ka humbur jetën në spitalin ku ishte duke u trajtuar.
Bilanci i fundit i sulmeve terroriste gjithsej është 16 persona të vdekur, ku në sulmin terrorist në Barcelonë kanë humbur jetën 15 persona, kurse në atë në Cambrils një person.
Në anën tjetër sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë së Qeverisë autonome të Katalonjës, po vazhdon trajtimi i 24 personave të plagosur në sulmet terroriste dhe që 5 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.