Zülfiya Yakup
07 Nëntor 2015•Përditësim: 08 Nëntor 2015
PRISHTINË (AA) - Komandanti i KFOR-it gjeneral-majori Guglielmo Luigi Miglieta sot organizoi pritje për Eurokomesarit për zgjerim Johannes Hahn në kampin "Qyteti i filmit" në Shtabin e NATO-s të KFOR-it në Prishtinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjenerali Miglieta dhe Eurokomesari Hahn shkuan deri në bazën ushtarake të KFOR-it në Pejë, në pjesën perëndimore të Kosovës, kanë njoftuar nga KFOR-i.
Komandanti i KFOR prezantoi vlerësimin e përgjithshëm të sigurisë në rajon. Ai theksoi rëndësinë e rezultateve të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, nën patronazhin e BE-së, si dhe sfidat në zbatimin e marrrëveshjeve, duke vlerësuar nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA).
Ai theksoi rolin e rëndësishëm të pranisë së BE-së në Kosovë. Eurokomesari Hahn theksoi rolin e rëndësishëm që ka KFOR-i në ruajtjen e stabilitetit në Kosovë dhe me gjeneralin diskutuan sfidat e sigurisë në përgjithësi në rajon. Në Mitrovicën e Veriut gjenerali u takua me drejtorin e administratës në Mitrovicën e Veriut, Adrijana Hoxhiç.
Ata diskutuan mbi sigurinë dhe perspektivat e përmirësimit të kushteve të jetesës në Mitrovicën e Veriut. Gjenerali Miglietta theksoi se KFOR-i është plotësisht i angazhuar për promovimin e qetësisë dhe tolerancës në Mitrovicën e Veriut.
Komandanti i KFOR-it theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer me BE-në dhe shprehu mirënjohjen e tij për vizitën e Eurokomesarit për zgjerim.