Ayşe Sarıoğlu
29 Mars 2016•Përditësim: 30 Mars 2016
LUBJANË (AA) - Ministri i Çështjeve Evropiane të Turqisë dhe Kryenegociatori, Volkan Bozkır, është takuar sot me Kryeministrin e Sllovenisë, Miro Cerar në kuadër të një vizite zyrtare në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Bozkır i ardhur në Lubjanë për një vizitë zyrtare është takuar me Kryeministrin e vendit, Cerar në godinën qeveritare.
Në një deklaratë pas takimit të mbyllur për mediat, Bozkır tha se Sllovenia është ortak strategjik i Turqisë dhe se shkëmbimet tregtare mes dy vendeve kapin shifrën e 1.2 miliardë dollarësh.
Duke thënë se Sllovenia ka qenë një mbështetës i rëndësishëm i Turqisë në rrugën drejt BE-së, Bozkır në vijim të fjalës së tij shtoi: ''Në këtë kohë kur marrëdhëniet mes Turqisë dhe BE-së janë diskutuar në platforma të ndryshme të rëndësishme, ka ndryshuar paradigma e këtyre marrëdhënieve dhe janë gjallëruar këto marrëdhënie, me këto vizita po vlerësojmë temat si elementët e ri në tablonë e këtyre marrëdhënieve si dhe krahas këtyre mundësitë se çfarë mund të bëhet në të ardhmen. Carer ishte një nga të pranishmit në Samitin Turqi BE në të cilin merrnin pjesë 28 shtete anëtare. Kryeministri slloven është dëshmitar i të këtyre ndryshimeve''.
Folëm me Kryeministrin Cerar se çdo të thotë që Turqia ta ndjejë veten si pjesë e familjes europiane, tha Bozkır dhe në vijim të fjalës së tij u shpreh duke shtuar se krahas hapave që duhet të hidhen në mënyrë reciproke për heqjen e vizave ndaj qytetarëve të Turqisë ata kanë diskutuar edhe tema të tjera si përditësimin e marrëdhënies së Bashkimit Doganorë si dhe procesin e dërgimit të 3 miliardë eurove për refugjatët sirianë.
Duke nënvizuar se në takime është diskutuar edhe mbi pengimin e emigracionit të paligjshëm Bozkır në vijim shtoi: ''Që prej 20 marsit ka një rënie të theksuar të refugjatëve që shkojnë drejt ishujve grek. Ka një rënie të theksuar të numrit të refugjatëve të paligjshëm. Mënjanimi i emigracionit të përgjithshëm si dhe mënjanimi i pamjeve të cilat traumatizojnë zemrat tona, pengimin e mos përsëritjes së ngjarjeve kur fëmijët dhe njerëzit mbyten në dete është synimi jonë kryesor. Duhet gjetur një zgjidhjeje e përbashkët për zhdukjen e një kërcënimi që i kanoset BE-së''.