Vesna Besiç
28 Shtator 2016•Përditësim: 28 Shtator 2016
SARAJEVË (AA) - Komisioni disiplinor i shkallës së parë të Këshillit të Lartë Prokurorial të Bosnjë e Hercegovinës (BeH), me kërkesë të Zyrës së Prokurorit Disiplinor, solli vendim për pezullim të përkohshëm të Goran Salihoviç nga posti i kryeprokurorit dhe prokurorit deri në përfundimin e procedurës disiplinore, duke filluar nga nesër, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç theksohet në deklaratën e Komisionit disiplinor, ankesa nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit mbi pezullimin.
Një vendim i tillë i shkallës së parë nga Komisioni disiplinor i Këshillit të Lartë Prokurorial të BeH-së nuk paragjykon as nuk mund të ndikojë në rezultatin e procedurës disiplinore si dhe të drejtën e mbrojtjes së të pandehurit.