Oktay Özden
28 shtator 2015•Përditësim: 28 shtator 2015
ANTALYA (AA) - Ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Genci Muçaj ka realizuar një vizitë në prefekturën e qytetit Antalya, ku është takuar me prefektin, Muammer Türker, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës së publikuar nga prefektura theksohet se prefekti Türker është i kënaqur nga kjo vizitë dhe ka falënderuar ambasadorin Muçaj për pjesëmarrjen e tyre në EXPO 2016 Antalya.
Ambasadori Muçaj nënshkroi në librin e nderit të prefekturës ku theksoi se duan ti zhvillojnë marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë dhe në këtë drejtim duan të krijojnë marrëdhënie "Binjakëzimi".
Türker në fund të vizitës i dhuroj ambasadorit Muçaj lule bozhureje e cila është simbol i EXPO 2016 Antalya.