Ahmet Furkan Mercan
12 Prill 2017•Përditësim: 12 Prill 2017
HAKKARI (AA) – Forcat turke të sigurisë sot kanë vrarë tre terroristë të PKK-së në provincën juglindore të Hakarit, bëri të ditur një burim i sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Burimi, në kushte anonimiteti, tha se terroristët, të cilët në mënyrë të paligjshme u përpoqën që të kalojnë kufirin Irak-Turqi, u vranë në një operacion në rrethin e Cukurca nga forcat e sigurisë në orët e para të mërkurës.
PKK është në listën e organizatave terroriste të Turqisë, SHBA-ve, dhe BE-së. Ajo ka zhvilluar një fushatë terroriste kundër Turqisë për më shumë se 30 vjet, gjatë të cilës më shumë se 40.000 njerëz janë vrarë.