Amina Zorniç
11 Dhjetor 2016•Përditësim: 12 Dhjetor 2016
BRUKSEL (AA) – Në prag të festës së Vitit të Ri fotoreporteri i Anadolu Agency (AA) ka regjistruar pamjet përrallore përgjatë rrugëve të kryeqendrës belge.
Sheshet Saint-Catherine dhe ndërtesa e Grande Place me këtë rast janë mbushur me shumë qytetarë dhe turistë që vijnë duke fotografuar dekorimin e pazakonte për Krishtlindje dhe për Vitin e Ri.
Fytyrat veçmas gjallërohen gjatë natës. Në parqet për fëmijë, patinazhet e gjera dhe rrethrrotullimet, nëpër tezga shiten materiale të ndryshme për dekorin e festave, ndërsa qindra qytetarë kënaqen me atmosferën e krijuar.
Për festën e Vitit të Ri, në qendër janë vendosur bredha të lartë të zbukuruar me mijëra llamba të ngjyrave të ndryshme.