Amina Zorniç
04 Shkurt 2016•Përditësim: 05 Shkurt 2016
ISLAMABAD (AA) - Në pothuajse 18 mijë furra dhe fabrika të tullave në Pakistan janë punësuar miliona njerëz të të gjitha moshave për të cilët premtimi i vetëm është liria. Disa prej tyre ëndërrojnë të bëhen mësues, policë dhe mjekë, por këto ëndrra janë larg nga skllavëria në të cilën ata kanë rënë, raporton Anadolu Agency (AA).
Adnan Mohammed (24) është një i ri pakistanez i cili rreth 14 orë, nga mëngjesi deri në mbrëmje, për pesë dollarë punon në furrat e tullave në prodhimin dhe formësimin e tullave dhe gërmimit të argjilës.
Më vështirë, siç thotë ai, është gjatë verës, kur rritet temperatura e ajrit në mënyrë që argjila fillon të shkrihet mbi pëllëmbët ku është e vështirë për t'u hequr.
Në ndërrimin e tij janë punësuar disa qindra bashkëqytetarë të tij, burra, gra dhe fëmijë nga të gjitha pjesët e Pakistanit që kanë lënë pas dore shkollimin e tyre për kafshatën e gojës.