Ekip
26 tetor 2015•Përditësim: 27 tetor 2015
KARAÇI (AA) – Pas tërmetit me magnitudë prej 7.5 ballë që sot në mëngjes goditi Azinë jugore, numri i të vdekurve në Pakistan është rritur në 42, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjendja më e rëndë është në krahinën veriperëndimore Khyber Pakhtunkhwa. Zyrtarët pohojnë se numri i viktimave me siguri do të shënojë rritje, meqë shumë banorë kanë mbetur të ngujuar nën gërmadha.
Epiqendra e tërmetit është regjistruar në kufirin e Afganistanit dhe Pakistanit, ndërsa zyrtarët pohojnë se tërmeti ka prekur edhe Indinë.
Në Afganistan në rrëmujën që u shkaktua në një kolegj femrash, humbën jetën 12 nxënës. Në Kabul banorët kanë dalë në rrugë nga frika e tërmetit të ri që mund të vijojë gjatë orëve në vijim.