Seyit Aydoğan
26 tetor 2015•Përditësim: 26 tetor 2015
TOFINO (AA) - Si pasojë e mbytjes së një anijeje e cila kryente lundrime për të eksploruar balenat në Kanada kanë humbur jetën 4 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Anija është mbytur në afërsi të ishullit Vargas pranë brigjeve të qytetit Tofinë në rajonin British Colombia.
Në anijen e cila i përkiste një kompanie që kryente udhëtime për të ndjekur lëvizjet e balenave të cilat në këto periudhë intensifikohen ndodheshin 27 persona, ku mësohet se ajo është mbytur për shkaqe ende të paqarta në afërsi të ishullit Vargas. Pas thirrjes për ndihmë nga anija në zonë ka mbërritur helikopteri ku me ndihmën e tij është bërë e mundur gjetja e 3 trupave të pajetë si dhe të një personit tjetër në gjendje të rëndë, i cili më pas ka humbur jetën pasi është transportuar në spitalin Tofino General.
Autoritetet kanë njoftuar se në spital kanë mbërritur edhe 5 persona të tjerë në gjendje gati në të ngrirë ku ende gjendja e tyre është kritike dhe theksohet se po punohet për mjekimin e tyre.
Ndër të tjera theksohet se në bregdetin Tofino ambulancat janë në pritje dhe ka shqetësime se mund të ketë edhe viktima të tjera.
Kryetarja e Bashkisë Tofino, Josie Osborne, ka theksuar se punimet për shpëtimin po vazhdojnë dhe gjithashtu ajo ka falënderuar edhe banorët e qytetit që kanë dhënë mbështetjen e tyre.
Ndërsa Komisioni i Sigurisë së Transporteve të Kanadasë ka njoftuar se në rajon ka dërguar inspektorë për hetimin e ngjarjes.