Aamir Latif
20 tetor 2015•Përditësim: 20 tetor 2015
KARAÇI (AA) – Së paku 11 persona humbën jetën gjatë shpërthimit të një bombe në një autobus në qendër të qytetit pakistanez Keti, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas raporteve të para policore, mjeti shpërthyes ishte vënë në pjesën e sipërme të autobusit në të cilin në momentin e shpërthimit gjendeshin 40 udhëtarë. Më shumë se 23 persona janë plagosur.
Asnjë grup deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, ndonëse incidentet e ngjashme janë atribut i grupeve separatiste Baluch dhe militantëve sektarë të cilët veprojnë në krahinën.
Rajoni është përfshirë në trazira gjatë dekadës së fundit ku deri tani kanë pësuar më shumë se 2.000 persona, kryesisht muslimanët minoritarë shiitë.