AA
10 tetor 2015•Përditësim: 10 tetor 2015
ANKARA (AA) - 10 tetor 2015: Me pikëllim të thellë morëm lajmin në lidhje me shpërthimet e bombave sot në afërsi të stacionit të trenit në Ankara. Sipas raporteve fillestare, të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe shum të tjerë janë plagosur.
Pakistani dënon këtë akt të shëmtuar terrorist në mënyrën më të ashpër. Ne shprehim ngushëllimet tona të përzemërta për popullin vëllazërorë dhe qeverinë e Turqisë dhe bëjmë lutje për shërimin sa më të shpejtë të të lënduarve në këtë sulm mizorë.
Pakistani rithekson dënimin e saj për të gjitha format dhe manifestimet e terrorizmit. Ndërsa rikonfirmoi edhe një herë me bindje mbështetjen dhe solidaritetin e saj me kombin vëllazërorë turk në luftën e tyre kundër terrorizmit. "Ne jemi të sigurt se Turqia do ta kapërcejë këtë tragjedi me vendosmërinë e saj".