Aldıjana Hadzıc
05 Shkurt 2016•Përditësim: 05 Shkurt 2016
SARAJEVË (AA) – Në mesin e ngjarjeve historike që kanë ndodhur në ditën e sotme Anadolu Agency (AA) veçon:
Në vitin 1783 – Gjatë tërmetit që goditi Kalabrinë, Itali, humbën jetën të paktën 30.000 persona.
Në vitin 1922 – Shtypet edicioni i parë i gazetës “Reader's Digest”, i cili një kohë ishte shtypi më i cituar.
Në vitin 1971 – Ekspedita e tretë mbërrin në Hënë. Alan Shepard dhe Edward Mitchell kanë ecur në sipërfaqen e Hënës katër orë, për të mbledhur mostra.
Në vitin 1972 – Në fluturimet e SHBA-ve vendoset kontrolli i detyruar i pasagjerëve dhe valixheve nëpër aeroporte.
Në vitin 1985 – Ka lindur futbollisti Cristiano Ronaldo.
Në vitin 1992 – Ka lindur futbollisti Neymar.
Në vitin 1996 – Yahya Ayyash, pjesëtar i “Hamas”-it në Izrael, u vra nga një eksploziv i montuar në telefonin e tij celular.