Parani, fshati i të verbërve në Peru
Paran është një fshat me 360 banorë, por ajo që e bënë këtë vendbanim të jashtëzakonshëm është numri i madh i atyre që vuajnë nga verbëria e trashëguar

Peru
PERU (AA) - Paran është një fshat që gjendet katër orë larg nga kryeqyteti i Perusë, Lima, dhe është i rrethuar me një teren malor. Fshati ka 360 banorë, por ajo që e bënë këtë vendbanim të jashtëzakonshëm është numri i madh i atyre që vuajnë nga verbëria e trashëguar, raporton Anadolu Agency.
Në këtë fshat me 360 banorë janë rreth 60 njerëz që vuajnë nga sëmundja “Retinitis Pigmentosa”, një sëmundje që nënkupton humbjen e të pamurit nga jasht brenda, që njihet ndryshe si “fenomeni i tunelit”.
Sëmundja nuk ka shërim dhe manifestohet në moshën shtatë vjeçare ndërsa ata të cilë vuajnë nga sëmundja gjatë ditës shohin me veshtirësi, ndërsa gjatë natës pothuajse asgjë.
Në Paran pesë gjenerata vuajnë nga “Retinitis Pigmentosa”, fshat ky i themeluar nga shtatë familje të cilat e bartnin në vete këtë sëmundje.
Në qendër të Andeve, në lartësi prej 3000 metrash, 75 për qind e njerëzve nuk shohin.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.