Bedrudin Brlyavac
25 Nëntor 2015•Përditësim: 25 Nëntor 2015
PERU (AA) - Një tërmet i fuqishëm prej 7.5 ballësh sipas shkallës së Rihterit goditi pjesën lindore të Perusë, në afërsi të kufirit me Brazilin, raporton Anadolu Agency (AA).
Instituti gjeologjik amerikan tha se tërmeti i fuqishëm prej 7.5 ballësh goditi zonën në kufirin ndërmjet Perusë dhe Brazilit.
Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 570 kilometrash në xhungël në pellgun e lumit Amazon, i cili ka gjasa të vogla për të shkaktuar viktima dhe dëme materiale.
Epiqendra ishte 300 kilometra në veriperëndim të qytetit peruan Puerto Maldonado.
Nuk është dhënë paralajmërim për mundësinë e shpërthimit të cunamit pas tërmeteve.