Ekip
15 dhjetor 2015•Përditësim: 15 dhjetor 2015
VARSHAVË (AA) - Agjencia kufitare e Bashkimit Evropian me seli në Varshavë (Frontex) sot ka thënë se numri i refugjatëve që vijnë në Greqi ka rënë në mënyrë drastike në nëntor, që është zvogëlimi i parë i këtij lloji që nga fillimi i vitit dhe kriza e refugjatëve që ka përfshirë Evropën, raporton Anadolu Agency (AA).
Arsyeja për zvogëlimin e numrit me shumë gjasa, siç thonë nga Frontex, është përkeqësimi i kushteve të motit në det dhe politikës më restriktive kufitare në vendet e Ballkanit perëndimor.
Në Greqi, në nëntor kanë mbërritur të paktën 108 mijë refugjatë, shifër kjo më e ulët në krahasim me tetorin (150 mijë).
Numri më i madh i refugjatëve në Greqi vjen kryesisht nga Siria, pastaj nga Afganistani dhe Iraku. Sipas Frontex-it, numri i refugjatëve që vijnë në Itali nga Libia është ulur edhe për të katërtin muaj radhazi.