Sarp Özer
17 Shtator 2017•Përditësim: 18 Shtator 2017
ANKARA (AA) - Forcat ajrore turke kanë kryer sulme ajrore mbi strehimoret e organizatës terroriste PKK në periferi të provincës juglindore të Hakarit, duke neutralizuar së paku tre terroristë që po përgatitnin sulm terrorist ndaj kazermave të ushtrisë turke, raporton Anadolu Agency (AA).
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë turke ka deklaruar se kanë zbuluar baza të reja të PKK-së në periferi të distriktit Cukurca dhe se forcat ajrore kryen sulme me të cilat parandaluan sulme terroriste ndaj kazermave turke në atë rajon.
Në të njëjtën kohë, të paktën katër pjesëtarë të organizatës terroriste PKK u arratisën nga kampet e kësaj organizate në veri të Irakut dhe u dorëzuan tek forcat turke të sigurisë në rajonin kufitar Silopi.
Organizata terroriste e PKK është në listat e organizatave terroriste në Turqi, SHBA dhe BE. Përveç Turqisë, PKK operon edhe në veri të Irakut dhe Sirisë, ku operon dega e PKK-së, PKY/YPG.