Gökhan Ergöçün
28 Janar 2022•Përditësim: 28 Janar 2022
Gjiganti automobilistik "Toyota" e Japonisë ruajti titullin e saj si shitësi kryesor i automjeteve në vitin 2021, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Toyota" ka shitur 10.5 milionë automjete globalisht në vitin 2021. Shifra përfshin shitjet nga filialet e saj si "Daihatsu" dhe "Hino".
Kompania e zhvendosi pozicionin e rivalit të saj gjerman "Volkswagen" për të dytin vit radhazi. Megjithatë, "Toyota" nuk mund të arrijë ende nivelin e shitjeve para pandemisë.
Shitjet e "Volkswagen"-it ishin rreth 8.9 milionë vitin e kaluar.