Gökhan Ergöçün
28 Janar 2022•Përditësim: 29 Janar 2022
Shkalla vjetore e inflacionit në Belgjikë është për 7,59 për qind në janar të vitit 2022, duke arritur nivelin më të lartë që nga viti 1983, transmeton Anadolu Agency (AA).
Departamenti zyrtar belg i statistikave Statbel njoftoi se shkalla është rritur nga 5,71 për qind në muajin dhjetor të vitit 2021.
“Indeksi i çmimeve të konsumit u rrit me 2,58 pikë ose për 2,23 për qind gjatë muajit”, thuhet më tej.
Statbel tha se inflacioni i lartë ka ardhur si pasojë e rritjes së çmimeve të energjisë në periudhën e fundit.