Atila Altuntaş
30 shtator 2015•Përditësim: 30 shtator 2015
STOKHOLM (AA) - Pasi doli në pah se Volkswagen (VW), një prej kompanive më të mëdha prodhuese të automobilave në Europë ka kryer manipulime në testimin e emetimit të gazrave, kompania ka njoftuar se në Suedi do të tërheqë mbrapsht 224 mijë e 746 automjete, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të bërë në faqen zyrtare të Volkswagen theksohet se në Suedi do të tërheqë dhe do të riparojë 224 mijë e 746 automjete.
Në deklaratë gjithashtu vihet në dukje se edhe automjetet e markave Audi, Shkoda dhe Seat të cilat kanë motor diesel EA 189 të Volkswagenit do të riparohen problemet që ato kanë gjatë mirëmbajtjes periodike të automjeteve.