Atila Altuntaş
23 shtator 2015•Përditësim: 23 shtator 2015
STOKHOLM (AA) - Një mësues në qytetin Skelleftea në verilindje të Suedisë ka shkaktuar reagime të mëdha pasi iu ka kërkuar nxënësve të klasës së 7-të që të "shkruajnë një letër vetëvrasjeje" si detyrë shtëpie, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit në televizionin shtetëror SVT të Suedisë, nxënësit të cilët janë ndierë shumë keq pasi kanë marrë detyrën, janë ankuar tek prindërit kundër mësuesit. Theksohet se shumë familje të cilat e kanë cilësuar si "skandal" janë ankuar kundër mësuesit për shkak të detyrës së shtëpisë.
Ndërsa drejtori i shkollës, Jan Söderström duke vënë në dukje se detyra e shtëpisë është keqkuptuar nga familjarët, ka shpjeguar se mësuesi jep mësimin e psikologjisë sipas një libri të njohur për psikiatrinë dhe iu ka dhënë detyrën nxënësve sipas këtij libri.
Söderström, duke vënë në dukje se i ka ftuar të gjithë familjet në shkollë, ka theksuar se do ti shpjegojnë të gjithë familjeve në mënyrë gjithëpërfshirëse se detyra e dhënë ndaj nxënësve nuk është me qëllim të keq.