Ekonomi

“Ekonomia duhet të jetë stabilizuese në marrëdhëniet SHBA-Turqi”

Albayrak tha se lidhjet financiare midis vendeve duhet të jenë “po aq të fuqishme sa partneriteti tradicional i sigurisë”

Michael Hernandez  | 16.04.2019 - Përdıtësım : 16.04.2019
“Ekonomia duhet të jetë stabilizuese në marrëdhëniet SHBA-Turqi”

Washington

Ministri turk i Financave, Berat Albayrak, ka deklaruar se lidhjet ekonomike duhet të shërbejnë si “stabilizues kryesor” midis SHBA-ve dhe Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke u adresuar në tubimin e udhëheqësve të biznesit në Washington, Albayrak tha se lidhjet financiare midis vendeve duhet të jenë “po aq të fuqishme sa partneriteti tradicional i sigurisë”.

“Ata duhet të luajnë një rol më aktiv në përcaktimin e marrëdhënieve në të ardhmen midis dy vendeve. Mendoj se kjo është më e lehtë ta thuash sesa ta bësh. Por, unë dua t’ju siguroj se ky është vizioni ynë”, tha Albayrak, duke pranuar se “historia e thellë dhe forca institucionale e aleancës së sigurisë ka qenë mbajtës në marrëdhëniet dypalëshe”.

Albayrak theksoi tendencat ekzistuese në marrëdhëniet dypalëshe midis aleatëve të NATO-s, por tha se ato nuk duhet t’i parandalojnë “për të shikuar në të ardhmen me një perpektivë pozitive”.

“Le të shmangemi nga kërcënimet e sanksioneve dhe lojërat politike dhe të punojmë në krijimin e një axhende realiste, por akoma më pozitive”, u shpreh Albayrak.

Tensionet midis SHBA-ve dhe Turqisë kanë arritur një nivel të lartë në muajt e fundit, me Turqinë që ka vendosur të fillojë të pranojë sistemin e avancuar raketor rus S-400 dhe me Washingtonin që ka thënë se kjo do të rrezikojë rolin e Turqisë në programin luftarak F-35 të gjeneratës së pestë dhe mund të shkaktojë sanksione në Kongres.

Pas përpjekjeve të pasuksesshme për të blerë një sistem të mbrojtjes ajrore nga SHBA-të, Ankara në vitin 2017 vendosi të blej sistemin rus S-400.

Zyrtarët e SHBA-ve kanë këshilluar Turqinë të blej sistemin e raketave Patriot të SHBA-ve në vend të atij S-400 nga Moska, duke argumentuar se sistemi rus do të ishte i papajtueshëm me sistemet e NATO-s dhe do të ekspozonte avionët F-35 ndaj nënshtrimit të mundshëm rus.

Turqia megjithatë ka theksuar se S-400 nuk do të integrohet në operacionalitetin e NATO-s dhe për këtë arsye nuk do të përbëj një kërcënim për aleancën.

“Nuk ka ndryshim në angazhimin e Turqisë ndaj NATO-s”, tha ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, dje në konferencën vjetore të Këshillit Amerikano-Turk.

Një fushë tjetër shqetësimi për të dyja palët është edhe plani për një zonë të sigurt përgjatë kufirit turko-sirian.

Në muajin dhjetor, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi tërheqjen e trupave amerikane nga Siria. Megjithatë, që atëherë, Washingtoni ka kthyer prapa dhe në muajin shkurt tha se disa qindra trupa do të mbeten për përpjekjet paqeruajtëse dhe për të krijuar një zonë paqeruajtëse ndërkombëtare.

SHBA ka përmendur po ashtu se zona e sigurt nuk do të përfshinte YPG-në, degën siriane të PKK-së, organizatës terroriste të emëruar nga SHBA-të dhe Turqia.

“Një zonë e sigurt e mundshme duhet të trajtojë shqetësimet e sigurisë kombëtare të Turqisë”, tha Akar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.