Hakan Çopur
04 Qershor 2018•Përditësim: 04 Qershor 2018
WASHINGTON (AA) - Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, u takua sot në Washington me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, raporton Anadolu Agency (AA).
Burimet diplomatike njoftuan se në takimin njëo rësh u diskutua intensivisht udhërrëfyesi në lidhje me qytetin sirian Munbixh.
Në takimin mes dy homologëve është aktualizuar edhe procesi i ekstradimit të kreut të organizatës terroriste FETO, Fetullah Gülen.
Në vijim është paralajmëruar prononcimi i shefit të diplomacisë turke për gazetarët në lidhje me takimin me Pompeon.
Ministri Çavuşoğlu, i cili arriti në Washington dje, ka thënë se një konsensus në mes të dy shteteve për çështjen e Munbixhit do të zbatohej në qoftë se në takim arrihet një rezultat pozitiv dhe se kjo mund të jetë një pikë kthese mes dy shteteve.