İdris Okuducu,Hemn Baban
20 Shkurt 2017•Përditësim: 20 Shkurt 2017
MOSUL (AA) – Forcat e sigurisë të Irakut i janë afruar në masë të madhe “Aeroportit Ndërkombëtar të Mosulit” që gjendet në pjesën perëndimore të qendrës së këtij qyteti dhe që është nën kontrollin e organizatës terroriste DEASH, raporton Andolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të siguruara nga AA, mësohet Forcat policore federative të Irakut, duke avancuar nga pjesa jugore në drejtim të pjesës perëndimore të qytetit, janë afruar ndaj Aeroportit "Ndërkombëtar të Mosulit" i cili gjendet nën kontrollin e DEASH-it.
Është vrarë i ashtuquajturi ministër i shëndetësisë i DEASH-it
Njoftohet se baza ushtarake el-Gazlani që gjendet në jug të qytetit dhe në hyrje të aeroportit është bombarduar për herë të parë nga ana e avionët ushtarakë të forcave të koalicionit.
“I ashtuquajturi ministër i shëndetësisë i DEASH-it, Dr. Abdullah, me emër të koduar Falah Huseyin es-Saklavi, është vrarë si rezultat i bombardimeve ajrore nga ana e forcave të koalicionit ndaj shtabit të DEASH-it në lagjen Mahmun.” ka deklaruar për AA, nënkoloneli i ushtrisë irakiane, Abdulselam el Xhuburi.
Afër 60 mijë ushtarë irakianë marrin pjesë në operacionin e filluar ditën djeshme për marrjen e kontrollit të pjesës perëndimore të Mosulit nga DEASH-i, ku deri më tani janë marrë gjithsej 17 fshatra.
Avancim është shënuar në tre frontet të cilat janë hapur për pastrimin e Mosulit nga organizata terroriste DEASH e cila mban Mosulin si qyteti i fundit irakian që është nën kontrollin e tyre.