Emre Gürkan Abay
20 Shkurt 2017•Përditësim: 20 Shkurt 2017
MOSKË (AA) - Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar se kanë humbur jetën katër ushtarë rusë të cilët ishin të angazhuar në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një njoftimi nga ministria, katër ushtarë rusë kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me autobombë në afërsi të qytetit Humus në Siri më 16 shkurt ndaj autokolonës së ushtrisë së Asadit. Sulmi është kryer teksa ushtarët po shoqëronin autokolonën.
Në njoftim theksohet se po ashtu dy ushtarë rusë janë plagosur dhe se autokolona është sulmuar duke shkuar në Humus nga baza ajrore në Tiyas.