Halit Süleyman,Ayşe Aktaş
20 Shkurt 2017•Përditësim: 20 Shkurt 2017
Al BAB (AA) - Ushtria e Lirë Siriane (ULS) e mbështetur nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) vazhdon përparimin drejt qendrës së rajonit Al Bab në veri të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Një prej komandantëve në terren të ULS-së, Halid Ibrahim në një deklaratë për AA, tha se njësitë e lidhura me ULS-në, të mbështetura nga TSK në kuadër të Operacionit "Mburoja e Eufratit", kanë çliruar nga kontrolli i organizatës terroriste DEASH shkollën e mesme teknike, kryqëzimet Kef dhe Deluv si dhe klubin e sportit që ndodhen në jugperëndim të rajonit Al Bab në verilindje të Halepit.
"Opozitarët të cilët kanë çliruar edhe kryqëzimin e madh në qendër të rajonit, po luftojnë me elementët e organizatës terroriste DEASH përreth ndërtesës së postës dhe gjykatës në qendër të rajonit Al Bab" ka konfirmuar Ibrahim.
Duke theksuar se forcat e ULS-së operacionin drejt qendrës së rajonit e kanë nisur në mesnatë, Ibrahim tha se njësitë janë duke përparuar në mënyrë të kontrolluar drejt qendrës së rajonit nga pjesa jugperëndimore e qytetit.
"Edhe Obuzët Stuhi të TSK-së kanë mundësuar përparimin e opozitarëve duke qëlluar nga toka pozicionet e organizatës në qendër të rajonit. ULS ka marrë nën kontroll pjesën më të madhe të rajonit, fitorja është afër", ështëshprehur Ibrahim, duke shtuar se edhe avionët luftarakë të TSK-së kanë ofruar mbështetje nga ajri për njësitë e ULS-së.
Përparimi i TSK dhe ULS-së nga kufiri i Turqisë drejt Sirisë ka arritur në thellësinë deri në 35,1 km. Që nga 24 gushti e deri tani janë pastruar nga organizatat terroriste DEASH dhe PYD/PKK më shumë se 1920 km katrorë territor.
DEASH-i i rrethuar nga të gjitha drejtimet në qendër të rajonit Bab, nëse do të kërkojë të tërhiqet nga rajoni ka një korridor të ngushtë ku mund të tërhiqet në rajonet periferike të Halepit në drejtim të Rakkas.