Bota

"Veprimet e Indisë në Kashmir, pjesë e agjendës maxhoritare"

Ish kryediplomati pakistanez, Aizaz Ahmad Chaudhry, pohoi se veprimet indiane në Kashmir ishin vazhdimësi e agjendës madhore Hindu që po zbatohet nga kryeministri Narendra Modi

Ekip   | 02.08.2020
"Veprimet e Indisë në Kashmir, pjesë e agjendës maxhoritare" Foto: AA/Arhiv

Karaçi

Aneksimi i territorit të diskutueshëm të Xhamu dhe Kashmir më 5 gusht të vitit të kaluar ka ngjallur një ankth ndërkombëtar kundër Indisë, tha ish-kryediplomati Pakistanez, Aizaz Ahmad Chaudhry.

Në një intervistë për Anadolu Agency (AA) në prag të përvjetorit të parë pasi India revokoi statusin e veçantë të Xhamu dhe Kashmir, ish Sekretari i Jashtëm i Pakistani, Aizaz Ahmad Chaudhry, tha se ky veprim i diskutueshëm ka shkelur ligjin ndërkombëtar të mishëruar në rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

"Ka një reagim ndërkombëtar në rritje ndaj mizorive të Indisë në Kashmirin e okupuar. Komisioneri i të Drejtave të Njeriut i OKB-së ka botuar raporte që dokumentojnë shkeljet. Ligjvënësit amerikanë dhe figurat kryesore politike po flasin gjithashtu", tha Chaudhry, i cili aktualisht kryeson think-tank-un Instituti i Studimeve Strategjike (Institute of Strategic Studies) me seli në Islamabad.

Ai pohoi se veprimet indiane në Kashmir ishin vazhdimësi e agjendës madhore Hindu që po zbatohet nga kryeministri Narendra Modi.

Chaudhry, i cili shërbeu si sekretar i jashtëm i Pakistanit në vitet 2013-2017, tha se India aktualisht po përjetonte dy lloje konvulsionesh të brendshme.

“Njëra është ideologjia përjashtuese Hindutva, e nxitur nga RSS, e cila nuk ka hapësirë për pakicat, veçanërisht për muslimanët. Së dyti, është një largim rrënjësor nga politika pluraliste dhe demokratike që u vendosën nga baballarët themelues të Indisë", tha ai.

Chaudhry, i cili shërbeu gjithashtu si ambasador i Pakistanit në Washington në vitet 2017-2018, tha se India kishte përfituar nga një tregti e ashpër dhe nga lufta diplomatike midis SHBA-së dhe Kinës.

"Ekziston një dimension i jashtëm i tij. Konkurrenca Kinë-SHBA dhe prirja e SHBA-së drejt Indisë kanë inkurajuar më tej udhëheqjen indiane për të ndjekur ambiciet e saj hegjemonike mbi Azinë e Jugut", tha ai.

Chaudhry ndërlidhi marrëdhëniet e përkeqësuara të Indisë me Bangladeshin fqinj dhe Nepal, përveç Pakistanit, me lëvizjen e aneksimit të Kashmirit, duke theksuar se qeveria e Modit ka rritur shtypjen dhe ka filluar të ndryshojë demografinë e rajonit.

Ai tha se "lufta për lirinë" e Kashmirit u ka kaluar brezave të rinj dhe në të ka një mësim të historisë për udhëheqësinë indiane.

"Tashmë, në botë ka zëra në rritje, përfshirë në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut nga forcat indiane të sigurisë në Kashmir. Kritikisht, ka gjithashtu zëra nga brenda Indisë kundër agresionit të Modit në Kashmir", tha ish-diplomati.

Ai shtoi se qeveria e Pakistanit ka qëndruar fuqishëm pas popullit të Kashmir dhe bota gjithashtu duhet të respektojë premtimin që i ka dhënë popullatës së Kashmirit nga bashkësia ndërkombëtare para më shumë se 70 vjetëve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın