Bota

Vazhdojnë protestat në Hong Kong

Protestues të maskuar valëvitnin flamujt amerikan dhe mbanin pankarta me mesazhin "Çlirone Hong Kongun" të cilën ia drejtuan presidentit të SHBA-së Donald Trump

Fuat Kabakcı  | 08.09.2019 - Përdıtësım : 09.09.2019
Vazhdojnë protestat në Hong Kong

Pekin

Protestat masive në Hong Kong vazhdojnë edhe sot, megjithëse autoritetet e Rajonit Autonom të Kinës kanë paralajmëruar tërheqjen e projekt-ligjit të diskutueshëm për ekstradim, raporton Anadolu Agency (AA).

Protestuesit u mblodhën në lagjen Sharter Garden këtë mëngjes dhe arritën para ndërtesës së konsullatës amerikane në një marsh protestues.

Protestues të maskuar valëvitnin flamujt amerikan dhe mbanin pankarta me mesazhin "Çlirone Hong Kongun" të cilën ia drejtuan presidentit të SHBA-së Donald Trump.

Protestuesit gjithashtu u kërkuan autoriteteve amerikane të miratojnë një ligj që do t'i japë Hong Kongut privilegje të caktuara në bashkëpunimin ekonomik me SHBA.

Gjatë protestave të djeshme, shpërthyen përleshje midis protestuesve dhe policisë ku u plagosën të paktën 19 persona.

Sipas policisë së Hong Kongut, që nga fillimi i protestave janë arrestuar 1.183 protestues.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın