Ekip
24 Shkurt 2021•Përditësim: 24 Shkurt 2021
Ushtria libiane ka bërë të ditur se ka zbuluar disa kamionë të mercenarëve rusë Wagner në qytetin bregdetar Sirte, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim, operacioni "Vullkani i tërbuar" i udhëhequr nga qeveria libiane tha se dy grupe mercenarësh rusë po ashtu u panë duke lëvizur përgjatë rrugës nga qyteti i pasur me naftë Brega drejt qytetit Sirte.
Ushtria libiane e quajti aktivitetin e mercenarëve rusë "shkelje të marrëveshjes së armëpushimit" të nënshkruar në Gjenevë në muajin tetor.
Më 23 tetor të vitit të kaluar, Kombet e Bashkuara (OKB) njoftuan një marrëveshje të përhershme armëpushimi midis rivalëve ndërluftuese të Libisë gjatë një takimi të Komisionit të Përbashkët Ushtarak të Libisë në Gjenevë.
Libia është shkatërruar nga lufta civile që nga rrëzimi i sundimtarit Muammar Gaddafi në vitin 2011.