Zeynep Hilal Karyağdı
20 Dhjetor 2015•Përditësim: 20 Dhjetor 2015
SANA (AA) -Nga e marta kur në Jemen u shpall armëpushim, mbërrin ndihma e parë humanitare me furnizime mjekësore në kryeqytetin e vendit, Sana, raporton Anadolu Agency (AA).
Melak Sahir, përgjegjës për media në emër të "Mjekëve pa kufij", ka thënë se në Sana ka mbërritur avioni i mallrave me 70 ton ndihma mjekësore.
Ndihmat do të shpërndahen për spitalet në Sanaa, Aden, Amran, Said, Ed-Dali, Ibu dhe Hacci. Për shkak të konflikteve në Jemen, që zgjasin prej një kohë shumë të gjatë vërehej mungesë e konsiderueshme e barnave dhe furnizimeve mjekësore.
Për shkak të pushtimit të zonave të caktuara, ndihmat nuk kanë mundur të mbërrijnë në disa pjesë të caktuara të vendit.