Şenhan Bolelli
20 Dhjetor 2015•Përditësim: 20 Dhjetor 2015
MADRID (AA) - Në Spanjë kanë nisur votimet për zgjedhjet e përgjithshme ku spanjollët do të zgjedhin qeverinë për 4 vitet e ardhshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Për këto zgjedhje të cilat do të përfundojnë në orën 20.00 janë të regjistruar 36 milionë e 510 mijë e 902 votues dhe gjithashtu theksohet se për herë të parë do të votojnë edhe 1 milionë e 583 mijë e 560 persona të cilët sapo kanë mbushur moshën 18 vjeç. Gjithashtu mësohet se në këto votime garojnë mbi 4 mijë kandidatë për 350 vendet në parlament dhe 208 vendet në Senat.
Ndër të tjera mësohet se niveli i alarmit kundër sulmeve të mundshme terroriste në vend është ngritur në nivelin 4 ku në Spanjë niveli më i lartë i alarmit të sigurisë është ai 5. Për sigurinë e zgjedhjeve janë në detyrë 91 mijë e 702 efektivë të policë dhe të xhandarmërisë.