Gülşen Topçu
20 Dhjetor 2015•Përditësim: 20 Dhjetor 2015
ENBAR (AA) - Në sulmet ajrore të kryera nga avionët e koalicionit ndërkombëtar ndaj organizatës terroriste DAESH në qytetin Enbar të Irakut, janë vrarë 17 militantë dhe janë plagosur 15 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Njëri prej zyrtarëve nga Komanda e Operacioneve në Enbar, Ismail el-Mihlavi, në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së, tha se forcat e koalicionit kanë kryer 3 sulme ndaj pozicioneve të organizatës terroriste DAESH në rajonin Elbuziyab, i cili gjendet në veri të Ramadit. Theksohet se në këto sulme janë vrarë 13 militantë dhe 15 janë plagosur.
Nga ana tjetër, është njoftuar se njëri prej komandantëve kryesor të DAESH-it, shtetasi i huaj Ebu Musab el-Makdisi, në Ramadi është gjetur i vdekur.