Bota

Ushtria izraelite njofton fillimin e rizbatimit të armëpushimit në Gaza

"Pas një seri sulmesh ndaj dhjetëra pikave kundër shkeljeve të Hamasit, ushtria izraelite ka filluar të zbatojë sërish armëpushimin, në përputhje me urdhrat e vullnetit politik", u njoftua në një deklaratë

Enes Canlı  | 29.10.2025 - Përdıtësım : 29.10.2025
Ushtria izraelite njofton fillimin e rizbatimit të armëpushimit në Gaza

Kuds

Ushtria izraelite pas sulmeve të dhunshme të kryera që nga dje, njoftoi se ka filluar të zbatojë sërish armëpushimin në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

"Pas një seri sulmesh ndaj dhjetëra pikave kundër shkeljeve të Hamasit, ushtria izraelite ka filluar të zbatojë sërish armëpushimin, në përputhje me urdhrat e vullnetit politik", u njoftua në një deklaratë të bërë nga zyra e zëdhënësit të ushtrisë izraelite.

Ushtria izraelite, pretendon se ka vrarë 30 anëtarë të grupeve të ndryshme të armatosura në sulmet e saj, se "do t'i përmbahet armëpushimit" dhe se do t'i përgjigjet ashpër çdo shkeljeje.

Sipas lajmeve të medias izraelite, armëpushimi filloi në orën 10:00 të mëngjesit sipas orës lokale.

Në anën tjetër, në lajme transmetohet se Hamasi pritet që këtë mbrëmje të dorëzojë trupat e dy pengjeve të vdekur izraelitë në Rripin e Gazës.

Ushtria izraelite, e cila pretendon se Hamasi ka shkelur armëpushimin, ka vrarë më shumë se 90 palestinezë në sulme të dhunshme të nisura në pjesë të ndryshme të Gazës që nga mbrëmja e së martës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın