Bota

Ushtria e Libisë publikon pamje të mercenarëve rusë Wagner

Pamjet i publikoi Qendra për media e operacionit "Vullkani i Tërbimit", të qeverisë libiane, ku mund të shihen një numër personash të armatosur me uniforma të kamufluara ndërsa parakalojnë me automjete të ndryshme ushtarake

Enes Canlı  | 27.05.2020 - Përdıtësım : 27.05.2020
Ushtria e Libisë publikon pamje të mercenarëve rusë Wagner

Ankara

Ushtria e Libisë ka publikuar pamje të mercenarëve që i përkasin kompanisë ruse të sigurisë Wagner, e cila në Libi mbështet komandantin puçist në lindje të vendit, Khalifa Haftar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pamjet janë filmuar gjatë tërheqjes nga Tripoli dhe mbërritjes së tyre në aeroportin Beni Velid.

Videoja në fjalë u publikua nga Qendra për media e operacionit "Vullkani i Tërbimit", të qeverisë libiane, ku mund të shihen një numër personash të armatosur me uniforma të kamufluara ndërsa parakalojnë me automjete të ndryshme ushtarake.

Ushtria e Libisë publikon pamje të mercenarëve rusë Wagner

Ushtria e Libisë në ditët e kaluara ka shënuar fitore të mëdha në luftën kundër militantëve të Haftarit, të cilët në pesë ditët e kaluara kanë humbur kontrollin e disa qyteteve në Libi, përfshirë bazën ajrore Al-Watiya, çlirimin e së cilës ushtria libiane e cilësoi si sukses strategjik.

Grupi Wagner është kompani ruse e njohur për aktivitete politike dhe dërgimin e mercenarëve të saj në Siri, Ukrainë, Libi, por edhe në vende të ndryshme të Afrikës.

Emri i mercenarëve Wagner u dëgjua në kohën e aneksimit të paligjshëm rus të Krimesë dhe mbështejes së Moskës ndaj grupeve separatiste në lindje të Ukrainës. Sipas raporteve të OKB-së, rreth 1.000 mercenarë të Wagner kanë luftuar për Haftarin në linjat e frontit në Tripoli.

AFRICOM dje pralajmëroi se Rusia së fundmi ka dërguar avion luftarak në Libi për të mbështetur fushatën e Wagner në vend, apo udhëheqësit e forcave të Haftarit në lindje të Libisë.

Libia është kthyer në një vatër të krizës së thellë politike dhe të sigurisë që nga viti 2011 kur u vra Muammar Gaddafi. Udhëhqësi i forcave separatiste në lindje të Libisë, Khalifa Haftar në prill të vitit të kaluar nisi fushatë për marrjen e Tripolit, por sulmet e tij u zbrapsën nga forcat e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın