Sinan Doğan
27 Maj 2020•Përditësim: 27 Maj 2020
Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në shtetin e Amerikës Latine, Peru, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 159 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë në Peru thuhet se me 159 vdekjet e reja në 24 orët e fundit ka arritur në 3.788 numri i vdekjeve nga COVID-19 në vend ndërsa me 5.772 rastet e reja ka arritur në 129.751 numri i rasteve me COVID-19.
Numri i rasteve të regjistruara në 24 orët e fundit theksohet se është shifra më e lartë e rasteve që nga fillimi i pandemisë në vend.
Ndërkohë bëhet e ditur se numri i të shëruarve nga virusi ka arritur në 52.906.
Në Peru rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 6 mars ndërsa vdekja e parë lidhur me virusin më 20 mars.