Hacer Başer
19 Maj 2020•Përditësim: 19 Maj 2020
Ushtria e Libisë njoftoi se ka ndërmarrë katër sulme ajrore ndaj objektivave të forcave të komandantit puçist Khalifa Haftar në jug të Sirtes, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i ushtrisë, Muhammed Kununu, tha në një deklaratë se sulmet janë kryer nga forcat ajrore në rrugën Al-Ravaga në jug të Sirtes, 450 kilometra në lindje të kryeqytetit Tripoli.
Kununu theksoi se gjatë ofensivës janë asgjësuar dy automjete ushtarake, si dhe dy transportues, njëri me municion dhe tjetri me karburant, duke shtuar se nga pala e Haftarit janë vrarë ose plagosur pesë persona.
Ushtria e Libisë dje njoftoi rimarrjen e kontrollit mbi bazën strategjike Al-Watiya, e cila mbahej e pushtuar nga milicitë e liderit të forcave jologjetime në lindje të vendit, Khalifa Haftar.
Qeveria ka qenë nën sulme nga forcat e Haftarit që nga prilli i vitit 2019 dhe më shumë se një mijë njerëz janë vrarë gjatë dhunës. Ajo filloi operacionin "Stuhia e Paqes" më 26 mars për të kundërshtuar sulmet ndaj kryeqytetit.
Pas rrëzimit të sundimtarit të ndjerë Muammar Gaddafi në 2011, qeveria e Libisë u themelua në vitin 2015 nën një marrëveshje politike të udhëhequr nga Kombet e Bashkuara.