Qays Abu Samra,Zeynep Hilal Karyağdı
03 nëntor 2017•Përditësim: 04 nëntor 2017
RAMALLAH (AA) - Ushtarët izraelitë kanë ndërhyrë ndaj palestinezëve që kanë protestuar kundër vendbanimeve kolone hebreje dhe Murit të Ndarjes në Bregun Perëndimor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një njoftimi nga Komitetet e Rezistencës Popullore Palestineze, ushtarët izraelitë kanë përdorur plumba gome dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve.
Nga ana tjetër, njoftohet se të rinjtë palestinezë janë kundërpërgjigjur me koktej molotovi dhe gurë, ndërkohë që dhjetëra persona janë përballur me asfiksim për shkak të gazit lotsjellës.
Ndërkohë, ushtarët izraelitë ka ndaluar gazetarët në qytezën Kefr Kadum në perëndim të Nablusit, duke mos u lejuar të largohen nga rajoni.
Ndryshe, pas Intifadës së vitit 2000 në Palestinë, qeveria izraelitë në vitin 2002 nisi ndërtimin e Murit të Ndarjes mes Bregut Perëndimor dhe Jerusalemit Lindor për arsye të "sigurisë". Për këtë arsye, afër tre milionë palestinezë në Bregun Perëndimor nuk mund të kalojnë në Jerusalemin Lindor dhe Izrael.
Në protestat që organizohen çdo të premte kundër murit dhe vendbanimeve ilegale hebreje, ushtarët izraelitë përdorin plumba të vërtetë dhe gome, gaz lotsjellës dhe topa uji ndaj protestuesve.
Që nga vitit 1967, thuhet se Izraeli ka ndërtuar 131 vendbanime ilegale në Bregun Perëndimor të okupuar, dhjetë në Jerusalemin Lindor dhe 116 në rajonet në lartësirat e Bregut Perëndimor.
Siç theksohet, afër gjysmë milion kolonë jetojnë në vendbanimet ilegale në Bregun Perëndimor, kurse 220 mijë në Jerusalemin Lindor. Po ashtu, thuhet se Izraeli synon që në periudhë të shkurtër të rrisë në një milion numrin e kolonëve hebrenj në Bregun Perëndimor.
Sipas të drejtës ndërkombëtare, të gjitha vendbanimet kolone hebreje në këto vende konsiderohen ilegale.