Dildar Baykan Atalay
15 Qershor 2023•Përditësim: 16 Qershor 2023
Një ushtar i ushtrisë amerikane ka pranuar se ka ndihmuar organizatën terroriste DEASH, e cila sulmoi ushtarët amerikanë në Lindjen e Mesme, transmeton Anadolu.
Ushtari 22-vjeçar i quajtur Cole Bridges, me banim në shtetin Ohio, ka dalë dje në gjykatë në padinë e ngritur kundër tij.
Bridges pranoi akuzën për ndihmë të organizatës terroriste DEASH.
Në një deklaratë me shkrim nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë theksohet se Bridges iu bashkua ushtrisë amerikane në vitin 2019 dhe që nga ajo kohë ka ndjekur propagandën për organizatën terroriste DAESH në internet.
Në deklaratë thuhet se ai ka trajnuar dhe ka udhëhequr anëtarët e DEASH-it për sulme kundër ushtarëve amerikan në New Jork dhe në Lindjen e Mesme.
“Me anë të prokurorëve tanë dhe partnerëve tanë në FBI dhe ushtrinë amerikane, është ekspozuar qëllimi i keq i Bridges dhe tani ai pret dënimin për krimet e tij”, tha në një deklaratë Prokurori i Gjykatës Jugore të New York-ut, Damian Williams.
Cole Bridges pret të përballet me 40 vjet burg.