Ahmet Gençtürk
10 Shkurt 2022•Përditësim: 10 Shkurt 2022
Unioni Afrikan këtë vit do të hapë një mision të përhershëm në kryeqytetin e Kinës, Pekin, shkruan sot shtypi kenian, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Masa sinjalizon synimin e Unionit për të përmirësuar lidhjet midis Afrikës dhe Kinës, partneri më i madh tregtar i kontinentit", tha "The East African".
Vendimi u mor gjatë sesionit të 35-të të zakonshëm të Samitit të Unionit Afrikan në kryeqytetin etiopian, Addis Abeba që u zhvillua më 5-6 shkurt, thuhet më tej.
Ai shtoi se misioni do të përbëhet nga zyrtarë të ndryshëm të lartë, përfshirë zyrtarë të ngarkuar me bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar, bashkëpunimin teknik, teknologjinë, shkencën dhe arsimin, kulturën, turizmin dhe angazhimin e diasporës afrikane që jeton në Kinë.