Mahmut Atanur
09 Maj 2016•Përditësim: 09 Maj 2016
PEKIN (AA) – Numri i të vdekurve gjatë rrëshqitjes së dheut në një lokacion ndërtimi në provincën Fujian, është rritur në 26, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç raporton agjencia kineze e lajmeve Xinhua, ekipet e shpëtimit në vendin Tayning deri tani kanë nxjerrë 26 trupa të pajetë, ndërsa nuk dihet fati edhe i 12 të tjerëve.
Reshjet e mëdha në këtë rajon vështirësojnë aksionet e shpëtimit.