Mahmut Atanur
31 dhjetor 2015•Përditësim: 01 janar 2016
PEKIN (AA) - Në kryeqytetin e Kinës, Pekin, qytetarët ardhjen e vitit të ri 2016 e kanë pritur me entuziazëm, raporton Anadolu Agency (AA).
Në rajonet Shi Mao Tien Ci dhe Santiun të cilët janë në pikat qendrore të kryeqytetit Pekin, rrugët ishin të ndriçuara me drita me ngjyra dhe dekorime të ndrsyhme. Kinezët të mbledhur në grupe të vogla në qendrat e kryeqytetit, vitin 2016 e pritën me entuziazëm, por nuk është bërë numërimi mbrapsht, i cili vitin e kaluarl ishte bërë në mënyrë të shoqëruar me lazer dhe fishekzjarre.
Forcat e sigurisë ishin të vendosura në zonën më të frekuentuar të qytetit siç është Sanlituni dhe ishin mbyllur hyrjet në sipërfaqe të mëdha ku njerëzit mund të mblidheshin.
Për shkak të Krishtlindjeve qendrat tregtare dhe argëtuese të kryeqytetit, si dhe restorantet janë të tejmbushura, por edhe ka pasur një bllokim trafiku në rrugët kryesore të qytetit.