Bedrudin Brlyavac
31 Dhjetor 2015•Përditësim: 31 Dhjetor 2015
SARAJEVË (AA) - Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer në orët e mbrëmjes në një ndërtesë shumëkatëshe në Dubai, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zjarri ka shpërthyer në hotelin Address që është me pesë yje dhe ndodhet jo larg nga shumëkatëshja më e gjatë në botë, Burj Khalifa.
Zjarri i madh ka bërë që të bien sende të djegura nga lartësia, ndërkohë që në terren janë prezente ekipet zjarrfikëse, ndërsa stuhia e flakëve ka përfshirë një vertikale të plotë të hotelit i cili ka 63 kate.
Akoma nuk ka informacione për shkaqet që shkaktuan shpërthimin e zjarrit, por siç raporton BBC nuk ka të dhëna as për viktima eventuale.
Zjarri ka përfshirë hotelin gjatë pritjes së Vitit të Ri për çka është përgaditur një spektakël fishekzjarrësh nga ndërtesa Burj Khalifa.