Aldıjana Hadzıc
04 Qershor 2016•Përditësim: 05 Qershor 2016
PEKIN (AA) - Në kryeqytetin e Kinës, Pekin, janë ekspozuar figurat e heroit të video-lojës dhe filmit "World of Warcraft" (WoW), raporton Anadolu Agency (AA).
World of Warcraft është një nga lojërat më të mëdha multiplayer role playing (MMORPG), ndërsa është lançuar më 23 nëntor të vitit 2004 si pasuese e lojërave strategjike Warcraft.
WoW luhet në serverët e lokalizuar në Amerikën e Veriut, Kinë, Brazili, Evropë, Azi, kurse qasja në lojë është e mundshme pothuajse në të gjithë botën. Loja ofron aftësinë për të marrë rolin e ndonjë personazhi në botë me të cilin lojtari kryen bashkëveprim ndërsa ekziston një numër i madh i lojtarëve të tjerë me të cilët mund të zhvillohet komunikimi.
Lojtari në WoW merr kontrollin mbi njerëzit, ushtarët ose ndaj dikujt tjetër nga shumë gara dhe forma të ndryshme të ofruara.
Premiera e filmit Warcraft është planifikuar për në qershor 2016.