Davit Kachkachishvili
22 Shtator 2025•Përditësim: 22 Shtator 2025
Drejtoria Kryesore e Inteligjencës (GUR) e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës raportoi për shkatërrimin e dy avionëve amfibë të ushtrisë ruse "Be-12 Chayka" dhe një helikopteri "Mi-8" në Krime, e cila u aneksua në mënyrë të paligjshme nga Rusia, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë të bërë në llogarinë Telegram të Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës (GUR) theksohet se një sulm u krye ndaj avionëve amfibë rusë "Be-12 Chayka" të vendosur në Krime.
Sulmi u krye nga njësia speciale "Primary" e GUR dhe se dy avionë u shkatërruan thuhet në deklaratën ku vihet në dukje se "Ky është shkatërrimi i parë i një Be-12 në histori".
Ndër të tjera bëhet e ditur se avionët amfibë "Be-12 Chayka" janë të pajisur me pajisje të shtrenjta për zbulimin dhe luftën kundër nëndetëseve. GUR raportoi gjithashtu se një helikopter Mi-8 u shkatërrua në të njëjtin rajon.