Ekip
11 maj 2020•Përditësim: 11 maj 2020
Së paku 15 punëtorë kanë humbur jetën të dielën vonë si pasojë e shembjes së një ndërtese në ndërtim e sipër në Uganda, bëri të ditur policia e këtij vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas policisë, incidenti ndodhi në Makindye Lukuli, në periferi të kryeqytetit Kampala.
Twaha Bogere, kryetari i këshillit lokal, tha se: "40 njerëz kanë punuar në ndërtesën, por 20 prej tyre kalojnë netët në lokacionin për shkak të orës policore nga COVID-19. Vdiqën ata që kanë fjetur në vendin e punës".
Hetimet paraprake tregojnë se materialet jostandarde kanë qenë duke u përdorur në ndërtimin e ndërtesës katër-katëshe.