Bota

Turqia, anëtare kyçe dhe e fuqishme e NATO-s për 67 vite

Turqia është një nga vendet e cila ka kontribuar më së shumti brenda Aleancës që nga anëtarësimi i saj në vitin 1952, në vitet e hershme të Luftës së Ftohtë

Davut Demircan  | 04.12.2019 - Përdıtësım : 04.12.2019
Turqia, anëtare kyçe dhe e fuqishme e NATO-s për 67 vite

Ankara

Përderisa aleatët e NATO-s janë mbledhur në Samitin e Londrës këtë javë, roli kyç që Turqia luan në Aleancë është përsëri në qendër të vëmendjes, mes shqetësimeve të vazhdueshme të sigurisë në Siri dhe rajonin më të gjerë të Turqisë, shkruan Anadolu Agency (AA).

Që kur u bë anëtare e NATO-s në vitin 1952 (vetëm tre vjet pas formimit të saj), Turqia ka qenë një nga partneret më të mëdha të Aleancës, duke i bërë aftësitë dhe përgatitjet e saj një pjesë integrale të komandës dhe strukturës së forcës së Aleancës, me ushtrinë e dytë më të madhe.

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), e themeluar më 4 prill të vitit 1949, aktualisht ka 29 vende anëtare, selia e së cilës ndodhet në Bruksel.

Në vitin 1952, në mesin e 12 vendeve themeluese të saj, Belgjika, Kanadaja, Danimarka, Franca, Britania e Madhe, Islanda, Italia, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Portugalia dhe SHBA-të, NATO-s iu bashkangjit edhe Turqia.

Këtë muaj NATO shënon 70-vjetorin e saj në Londër me pjesëmarrjen e krerëve të shteteve dhe qeverive.

Gurthemeli i Aleancës është neni 5 i Kartës së NATO-s, i cili siguron mbrojtje kolektive, një sulm kundër një anëtari është sulm kundër të gjithëve.

- Turqia partnere kryesore e Aleancës

Me ndërheryjen e saj të fuqishme ushtarake kundër terrorizmit, Turqia jo vetëm që i bën vendet e NATO-s më të sigurta, por edhe i bën ato më të forta me kapacitetin e saj, siç thonë udhëheqësit perëndimorë dhe Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës.

Duke folur muajin e kaluar për të përditshmen franceze "Le Figaro", Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg theksoi rëndësinë e Turqisë.

"Turqia strehon 3.6 milionë migrantë sirianë", tha ai, më shumë se çdo vend tjetër në botë.

"Turqia është shumë e rëndësishme për NATO-n. Për ta kuptuar këtë, ne duhet të shikojmë hartën dhe të shqyrtojmë situatën gjeostrategjike të Turqisë", tha Stoltenberg.

Vetëm pesë ditë më vonë, Kancelarja gjermane Angela Merkel theksoi rëndësinë gjeostrategjike të Turqisë për NATO-n dhe bëri thirrje për unitet dhe koordinim më të madh midis aleatëve.

"Turqia duhet të mbetet anëtare e NATO-s dhe ne gjithashtu duhet të punojmë për ta siguruar këtë. Turqia si anëtare është me rëndësi strategjike për NATO-n", tha ajo.

Megjithëse, shumica ose të gjitha vendet perëndimore mbështesin Turqinë si anëtare dhe theksojnë rëndësinë e saj në NATO, disa udhëheqës kanë kritikuar operacionin antiterrorist të Turqisë në veri të Sirisë të filluar në tetor.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron kohët e fundit potencoi se Turqia nuk duhet të presë mbështetjen e NATO-s në veri të Sirisë.

Në vërejtjet e tij, Macron ngriti dyshime për qëndrueshmërinë dhe të ardhshmen e NATO-s dhe tha se besonte se Aleanca ishte në gjendje të "vdekjes së trurit".

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe ministri i Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu hodhën kritika të ashpra ndaj Macron-it për vërejtjet e diskutueshme.

"Shikoni z. Macron, unë ju flas nga Turqia, por unë do t'iu them përsëri në Samitin e NATO-s. Së pari, kontrolloni vdekjen e trurit tuaj", tha Erdoğan.

"Fjalët e Macron, në sytë e mi, nuk kanë asnjë kuptim", tha ministri i Jashtëm, Çavuşoğlu, duke shtuar se udhëheqësi francez "pret vazhdimisht" terroristët në Pallatin Elysee në Paris.

Turqia më 9 tetor nisi operacionin "Burimi i Paqes" me qëllim të eliminimit të terroristëve të YPG/PKK-së nga veriu i Sirisë në lindje të lumit Eufrat në mënyrë që të sigurojë kufijtë e Turqisë, të ndihmojë në kthimin e sigurtë të refugjatëve sirianë dhe të sigurojë integritetin territorial të Sirisë.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.

- Kontributet e Turqisë

Turqia ka qenë pararendësi ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit, veçanërisht kundër terrorizmit të YPG/PKK, DEASH dhe FETO, grupi që qëndron pas grusht shtetit të mposhtur të vitit 2016.

Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me seli në SHBA, Fetullah Gülen orkestruan grusht shtetin e mposhtur më 15 korrik 2016, në të cilin ranë dëshmorë 251 persona dhe afro 2.200 të tjerë u plagosen.

Turqia akuzon FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për rrëzimin e shtetit përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

Turqia gjithashtu është në mesin e pesë aleatëve kryesorë të NATO-s që i japin mbështetje të qëndrueshme misionit të Aleancës me një personel prej 1.100 personash.

Me rreth 90 milionë euro (afro 100 milionë dollarë), Turqia është ndër tetë aleatët më të mëdhej që kanë kontribuar më së shumti në financimin e NATO-s.

Rreth 570 personelë turq kryejnë detyra nën misionin e NATO-s në Afganistan.

Si pjesë e misionit "Mbështetja vendimtare" në Afganistan, Turqia është një nga "kombet kornizë", së bashku me SHBA-në, Gjermaninë dhe Italinë.

Mbështetja e operacioneve nën flamurin e NATO-s në Irak, Turqia është anëtarja e dytë me kontributin e Aleancës pasi Kanadaja ndihmon misionet e NATO-s në vend.

Me 280 personelë, Turqia është anëtare e forcave paqeruajtëse shumëkombëshe të NATO-s në Forcat e Kosovës (KFOR) në Ballkan.

Si partnere kryesore e Aleancës, në Turqi është stacionuar baza e radarit brenda arkitekturës së Mbrojtjes Ballkanike të Raketave të NATO-s në qytetin Kurecik në provincën e saj lindore Malatya.

Turqia hapi gjithashtu bazën e saj ajrore Konya për përdorimin e avionëve të NATO-s AWACS.

Turqia luan një rol kryesor në zhvillimin e marrëdhënieve midis NATO-s dhe partnerëve të saj, veçanërisht në Ballkan, Kaukaz, dhe Lindjen e Mesme dhe në zbatimin e politikës së dyerve të hapura të NATO-s. 

- Forcat e NATO-s në Egje dhe në Detin e Zi

Turqia siguron ndihmë të përhershme detare për misionet e NATO-s në Detin Egje, duke kryer aktivitete mbikëqyrjeje, zbulimi dhe monitorimi për të parandaluar kalimet e paligjshme.

Turqia poashtu mbështet aktivitetet e Qëndrueshme të Grupeve Detare të NATO-s (SNMG) në Detin e Zi, i cili është përfshirë si pjesë e detyrimeve të NATO-s.

Për më tepër, në Turqi është stacionuar LANDCOM, komanda tokësore e NATO-s, në provincën bregdetare të Egjeut në Izmir.

Korpusi i Shpejtë i Disponueshëm i NATO-s, një nga nëntë bazat e forcave tokësore të NATO-s me një gatishmëri të lartë, është i vendosur në Stamboll.

Turqia gjithashtu pritet të marrë komandën e Task Forcës së Përbashkët të Gatishmërisë Shumë të Lartë (VJTF) në vitin 2021.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.