Bota

Afganistan, rritet në 2.205 numri i viktimave nga tërmeti

Numri i të vdekurve nga tërmeti është rritur në 2.205 ndërsa numri i të plagosurve në 3.640.

Islam Uddin  | 04.09.2025 - Përdıtësım : 04.09.2025
Afganistan, rritet në 2.205 numri i viktimave nga tërmeti

Ankara

ANKARA (AA) - Numri i viktimave nga tërmeti 6 ballësh që goditi Afganistanin është rritur në 2.205, transmeton Anadolu.

"ToloNews", duke cituar një deklaratë nga Hamdullah Fitrat, zëvendës zëdhënësi i qeverisë së përkohshme afgane, raportoi se numri i të vdekurve nga tërmeti është rritur në 2.205 ndërsa numri i të plagosurve në 3.640.

Përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në zonat më të goditura të provincës Kunar, përfshirë Nur Gal, Sawki, Chapa Dara dhe Manogi.

- Tërmeti në Afganistan

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) njoftoi më 31 gusht se një tërmet me magnitudë 6 ballë goditi Afganistanin 27 kilometra në verilindje të Jalalabadit, pranë kufirit pakistanez, në një thellësi prej 8 kilometrash.

Autoritetet vendase thanë se ky është një nga tërmetet më të forta që ka goditur vendin.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın